Një tjetër dosje vjen nga Italia, kush trafikoi drogë me avionë

23:45 | 19 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Kur jemi në kulmin e çështjes “Habilaj” e cila ka shkaktuar “tërmet” në politikën shqiptare duke çuar një hap nga arrestimi ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri një tjetër “bombë” pritet të “godasë” opinionin publik shqiptar. 

Sipas gazetarit të abcnews Andi Qosja bëhet fjalë për një dosje tjetër të mbërritur nga Italia në duar e prokurorisë shqiptare. Sipas të njëjtave burime ajo u është vënë në dispozicion edhe krerëve të institucioneve kryesore në vend. Sipas tij bëhet fjalë për personat që kanë kryer trafik ajror droge nga Akërnia e Vlorës drejt Italisë.

Sipas burimeve të rezervuara në dosje thuhet se në Akërni ka mbi 10 pista për ngritjen e avionëve të drogës. Trafikantët kanë pajtuar për fluturimin e tyre pilotë profesioniste. Nuk dihet çfarë do të ndodhë me këtë dosje të re.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme