Një shqiptar theret për vdekje në Britani të Madhe

19:18 | 3 Gusht 2023
E.G

Një 33 vjeçar shqiptar ka vdekur në Britani të Madhe, tetë ditë pasi u ther me thikë.

Sulmi ndodhi në Harrow Street, në Wolverhampton më 27 korrik, shkruan BBC, përcjell Arbresh.info.

Nga sulmi i plagosur ka mbetur edhe një 20 vjeçar.

I dyshuar lidhur me rastin është Lucious Winchester, 24 vjeç, nga Quinton, Birmingham, i cili akuzohet për vrasje dhe tentim-vrasje.

Sipas BBC-së, familjarët e përshkruajnë Jetmirin, si një djalë të dashur dhe shumë të përkushtuar.

“Jetmiri ishte një djalë, vëlla dhe shok. Ai ishte shumë i dashur dhe do t’i mungojë shumë të gjithë familjes dhe miqve të tij”, u shprehën familjarët

Hetimet lidhur me rastin janë ende duke vazhduar./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme