Një shqiptar, tani 40-vjeçar i cili në vitin 1995 kreu gabimisht shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Itali, ka nisur një betejë ligjore për të marrë shtetësinë italiane.
Armando Panariti kishte mbërritur në Puglia me prindërit e tij në marsin e vitit 1991, ku zbarkoi në Brindisi. Familja e tij u vendos në provincën e Tarantos, ku Armando, atëherë një adoleshent, filloi të shkojnë në shkollë dhe pastaj në punë.
Ai u thirr më pas “nën armë”, pavarësisht se ishte një shtetas shqiptar. Vetëm në fund të shërbimit ushtarak, të bërë në Leçe, u vu re gabimi. Ai u njoftua për dëbim sepse nuk mund të punonte dhe merte lejen e qëndrimit.
Asistuar nga avokatët Raffaele Mascolo dhe Massimo Santoro, 40-vjeçar i cili aktualisht jeton në Tiranë, ndërsa familja e tij është ende në Itali, ka bërë aplikim për shtetësinë italiane, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Në ditët e ardhshme, ai do të paraqesë një ankesë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. /syri
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...
Cilave ushqime nuk mundi t’iu rezistonte ambasadori Hovenier...
Ushtarët e FSK-së kryejnë trajnimin më sfidues – “Simboli i ...
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...