Një nga personat e prekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të jetë një shtetas shqiptar. Lajmi nuk është konfirmuar ende nga autoritetet amerikane, për faktin e thjeshtë se ky person është i pajisur me dokumente britanike.
Por, Televizioni Klan ka mësuar në mënyrë të pavarur, se pikërisht personi që është diagnostifikuar me virusin e fundit kinez në aeroportin e Los Angelosit, menjëherë sapo avioni me të cilin udhëtonte që po vinte nga qyteti Wuhan, është shtetas shqiptar me dokumente britanike, por me kombësi kosovare.
Por, me shumë mundësi bëhet fjalë për një shtetas shqiptar nga një qytet në veri të Shqipërisë. Personi në fjalë po udhëtonte nga qyteti kinez i Wuhanit, aty ku edhe shpërtheu virusi vdekjeprurës, drejt Los Angeles për një vizitë familjare tek e motra.
Burri rreth të dyzetave, raportohet se prej disa kohësh punonte në një kompani britanike në qytetin e Wuhanit në Kinë. Sipas mediave amerikane, ai shënon edhe rastin e tretë të prezencës së virusit ne Shtetet e Bashkuara.
Burri ishte ndjerë keq gjatë udhëtimit në avion dhe sapo ka zbritur në Los Angelos është identifikuar nga mjekët e instaluar në aeroport me virus, pasi ra menjëherë në koma, kur iu nënshtrua kontrollit mjekësor.
Pasi u shtrua në spital, autoritetet mjekësore në Los Angelos, shprehen se personi në fjalë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk rrezikon jetën./tvklan
Guardiola “ankohet” se nuk ka lojtarë, City i ga...
Kurti për Ditën e Veteranëve bëri nderime te Kompleksi Memor...
Mot i keq në Mbretërinë e Bashkuar, anulohen festimet për na...
E rëndë në Durrës, 82-vjeçari gjendet i masakruar në banesën...
Rrëfimi tundues i Xhenetës për braktisjen nga nëna, dhunën n...
Assesi të këndellet United, pëson humbje edhe nga Newcastle