Google ADS

Një rrugë e re nëpër Borje të Kukësit lidh Kosovën me Shqipërinë

11:34 | 18 Shtator 2018
Arbresh.info

Kosova dhe Shqipëria lidhen tashmë përmes rrugës së re të ndërtuar me standarde dhe sinjalistikë të nevojshme të Borjes, e cila është edhe pika e kalimit kufitar pranë fshatit Glloboçicë në Kosovë.

Pika kufitare shërben për kalim të këmbësorëve dhe shfrytëzohet nga banorët lokalë në të dy anët.

Për të lidhur këto dy anë të kufirit kanë investuar qeveritë e të dy vendeve.

Nga ana e Shqipërisë gjatësia e rrugës Borje deri në pikën e kalimit kufitar është 2.5 km dhe financimi ka ardhur nga Qeveria në Tiranë në kuadër të programit “Për rehabilitimin e akseve rrugore prioritare në vend”, transmeton atsh.

Në pjesën e Kosovës aksi është rreth 1.4 km dhe tashmë ka përfunduar.

Investimi në zonën e Borjes është me rëndësi jetike për banorët e këtij fshati, për shkak të pozicionit gjeografik që ky fshat ka në raport me fshatrat e tjerë të zonës së Kukësit. Më konkretisht, fshati Borje ndodhet rreth 32 km larg nga qyteti i Kukësit.

Përveç zgjerimit të trupit të rrugës, u ndërtuan edhe veprat e artit, kanalet anësore të rrugës, nënshtresat dhe shtresat asfaltike. Rruga është e pajisur me elementë të sigurisë rrugore, mbrojtëse anësore metalike dhe sinjalistikën e nevojshme vertikale dhe horizontale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme