Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, në kantierin e stadiumit “Arena Kombëtare”.
Një nga punëtorët ka humbur jetën dhe paraprakisht mendohet se ka rënë nga lartësia.
Gjatë paradites së sotme, shtetasi i identifikuar si Naim Idrizi, kishte rënë nga lartësia në pjesën e garazhit të brendshëm të impiantit dhe ishte transportuar në një nga spitalet e kryeqytetit.
Por fillimisht lajmi u bë publik nga ish- kryeministri Sali Berisha.
Më pas reagoi edhe policia përmes një njoftimi të shkurtër për ngjarjen.
Reagimi i Berishës
Monstra qe fshehin dhe vdekjen!
Nje tjeter punetor, baba i dy femijeve humbet jeten sot ne garazhet e stadiumit. Ne nje qendrim kriminal edhe ky krim tentohet te fshihet.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
doktor pershendetje,nje djal i ri ka ren ne garazhet e stadiumit te ri Arena kombetare dhe per fat te keq vdiq.
te lutem interesohu se familjes do i fshehin te verteten per masat e siguris brenda kantierit. te lutem anonim.
Na nxoren jasht stadiumit kur ndodhi fatkeqesia dhe u pezullua puna doktor.
Per me teper informacion mund tju japin te spitali i traumes
Dhe deri me tani e mbajn te fsheht lajmin
Por te lutem anonim pasi jam punonjes aty
Ngjarja ka ndodhur ne oren 13:00,viktima ishte me origjin nga Puka u degjua, por nuk kam informacion me teper per arsye sepse na nxoren nga stadiumi te gjithve me detyrim.dhe nuk esht i vetmi rast. Por sot ndodhi fatkeqesia qe vdiq babai i dy femijve na nxoren nga stadiumi me detyrim per te fshehur ngjarjen e rend dhe masat e siguris qe nuk ishin ne masen e duhur
Njoftimi i policisë.
Gjatë paradites të sotme shtetasi N. I., 40 vjeç duke punuar në ambientet e një stadiumi aksidentalisht dyshohet të ketë rënë nga lartësia dhe është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore për ndihmë mjekësore në spital.
Disa orë më vonë shtetasi N. I., ndërroi jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...