Një pjesë e zonës në Drimadhes mbetet pa energji elektrike

13:08 | 8 Gusht 2020
Arbresh.info

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se një pjesë e zonës në Drimadhes, Dhërmi aktualisht është pa energji elektrike për shkak të një dëmtimi në rrjetin e tensionit të mesëm.

Në njoftimin e OSHEE thuhet se një pjesë e zonës në Drimadhes (Dhërmi) është pa energji elektrike, pasi një subjekt privat dëmtoi rrjetin e tensionit të mesëm.

OSHEE po punon për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike.

Njoftimi i plotë:

Pershendetje

Një pjesë e zonës në Drimadhes (Dhërmi) është pa energji elektrike, pasi një subjekt privat dëmtoi rrjetin e tensionit të mesëm.

Aktualisht, në terren ndodhet brigada e emergjencës për riparimin e avarisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme