Google ADS

Një pjesë e Tiranës pa drita, shkak reshjet e shiut dhe stuhia

12:03 | 30 Janar 2020
Arditë Shkodra

Në pak minuta reshjet e shiut që ranë mbrëmjen e së mërkurës sollën një sërë problemesh në kryeqytet. Për shkak të rrufeve dhe stuhive një pjesë e Tiranës mbeti pa energji elektrike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi se për shkak të kushteve atmosferike në rrjetin 110 KV dolën jashtë pune dy nënstacionet në Kashar dhe Selitë.

Në bashkëpunim me OST-në, brigadat e OSHEE kanë punuar për rikthimin e rrjetit në funksion normal. Ndërkaq reshjet e shiut frynë shtratin e Lanës, ndërsa në disa prej kryqëzimeve kryesore qarkullimi i mjeteve ishte në një kaos të vërtetë pasi semaforët ishin jashtë funksionit./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme