Shitjet e pasurive të patundshme nuk janë ndalur, pavarësisht pandemisë së Covid-19.
“Kemi patur një boom shitjesh dhe një rritje të konsiderueshme të kërkesës për shit-blerje të pasurive të patundshme”.
Një pjesë e mirë pasurive të patundshme nga aktorët e tregut, raportohet se po shitet dhe blihet me “cash”. Ekspertët kontabël thonë se një shumë kalon përmes kanaleve bankare dhe një pjesë tjetër jepet në “dorë”, kjo për shkak të ndryshimit të konsiderueshëm në çmime që ka vlera e pronave.
“Cash-i gjen mënyrë për t’u materializuar në ndërtim dhe real estate për shkak të ndryshimit të madh që ka në çmime ky treg”.
Agjentët e shitjeve thonë se ka dhe klientë që blejnë me kredi bankare, edhe pse kushtet e dhënies së huave janë shtrënguar gjatë pandemisë. Por ata vërejnë si dukuri shit-blerjet me para në dorë në pallate që janë në ndërtim dhe nuk janë hipotekuar ende.
Sipas të dhënave të INSTAT, vlera e lejeve të ndërtimit të dhëna në vitin 2020 vetëm për ndërtesa për komunitetet arriti në 300 milionë Dollarë, ndërsa në 2019 ishte 350 milionë Dollarë
“Në pallatet e reja janë blerje dhe rezervime me cash, nuk mund të financojë banka pasi nuk janë të hipotekuara”.
Një shtysë pastrimit të parasë jashtë kanaleve bankare i ka dhënë edhe ligji i rivlerësimit, thonë kontabilistët.
“Ligji i rivlerësimit i jep mundësinë njërës palë që të deklarojë një pasuri të lirë që është rritur vlera dhe më pas e shet me atë vlerë”.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Paradalimit dhe Pastrimit të Parave, rastet e dyshimta që raportohen më shpesh janë ato të blerjes së pasurive të patundshme me burime të panjohura, transfertat e dyshimta dhe derdhjet e larta të parasë fizike.
Në fund të 2020-s paraja në qarkullim jashtë kanaleve bankare arriti në 2.8 miliardë Euro, duke patur shtesën më të lartë në dy dekdat e fundit./tvklan/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...