Google ADS

Një person humbi jetën në fabrikën e aluminit në Elbasan, arrestohen dy persona

10:50 | 19 Gusht 2023
E.K

Tre persona ranë në pranga në fabrikën e riciklimit të aluminit, pas vdekjes së 45-vjeçarit indian ditën e djeshme.

Shtetasi O. P., humbi jetën pasi u dëmtua aksidentalisht nga një pajisje pune.

Si pasojë janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, 3 punonjës të fabrikës, 2 indianë dhe një shqiptar.

– K. B., 46 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), drejtuesi i mjetit të punës (pirun) që ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin O. P., gjatë procesit të punës;

– A. R., 29 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), me detyrë inxhinier përgjegjës;

– A. B., 31 vjeç (shtetas shqiptar), banues në Gramsh, me detyrë drejtues/përgjegjës teknik.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 administratorët e firmës, shtetasit:

– A. L., 52 vjeç, banues në Gramsh dhe A. K., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Elbasan, për veprime të mëtejshme./TCH/

Të ngjashme