Sipas raporteve më të fundit një në tre gra dhunohet psikologjikisht dhe fizikisht.
Numri i grave të vrara është në rritje. Rreth 80% e tyre janë vrarë nga partneri intim.
Vrasje të grave dhe vajzave ka në fshatra por ka edhe në qytetet. Nëse do të ilustronim me një hartë do të shihnim që vrasje makabër kanë ndodhur në Korçë, Pogradec, Tiranë, Durrës e Fier.
Po çfarë e shkakton një dhunë të tillën ndaj vajzës, nënës, gruas shqiptare?!
“Së pari është mentaliteti shumë maskilist patriarkal, të menduarit se kjo më përket mua dhe unë mund të bëjë çdo gjë me të. Unë jam i fortë ajo është e dobët, unë jam babai dhe vendos për atë. Mos edukimi bën që këta burra të veprojnë siç kanë vepruar gjyshërit edhe më keq se në fund të fundit kanuni kishte disa klauzola që e denigronte gruan por kishte edhe që e mbronte. Nuk prekej gruaja nuk rrihej”, u shpreh Sevim Arbana, aktiviste për të drejtat e grave.
“Në përgjithësi gratë kanë qenë viktima të dhunës nga meshkuj kjo ka ardhur pasi historia në mënyrë të padrejtë e ka ndërtua ideologji maskiliste që si film ka rrjedhur në të gjithë historinë e njerëzimit. Gruaja është cilësuar si violinë e dorës së dytë në shtëpi dhe ka qenë e detyruar që ti nënshtrohet kësaj ideologjike të egër”, u shpreh Gëzim Tushe, psikolog./tch/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj