Pak më shumë se gjysma e shqiptarëve shpenzojnë më shumë para se kanë të ardhura, thotë një studim i fundit i Bankës Qendrore të Spanjës.
Ky studim titullohet “anketa e kompetencave financiare” dhe tregon se, 54% e shqiptarëve deklarojnë se gjatë 12 muajve të fundit, shpenzimet e tyre kanë qenë më të larta se të ardhurat.
Te të ardhurat ndërkohë hyjnë të gjitha, pra veç pagës edhe të ardhura nga remitancat, qiratë apo burime të tjera. Ndërkohë më pak se gjysma e atyre që janë në deficit, pra që shpenzojnë më shumë se ç`fitojnë, ose më saktë 41% e tyre, deklarojnë se, e financojnë këtë deficit nëpërmjet borxhit.
Ky borxh mund të jetë si në formën e kredive bankare, ashtu edhe në formën e huamarrjes ndaj të afërmve apo miqve. Përqindja i referohet në të gjitha rastit totalit të popullsisë dhe jo vetëm popullsisë adulte, gjë që i bën edhe më alarmante shifrat.
Shqipëria është një ndër të paktat vende të marra në analizë, dhe e vetmja në Ballkanin Perëndimor, kështu që raporti nuk ofron një bazë krahasimore me të ngjashmit.
Gjithsesi në raport me vendet e tjera të Europës, me 54% të popullsisë në deficit, Shqipëria ofron normën e tretë më të lartë në Europë, pas Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.
Ndër të tjera, mesatarja e vendeve të marra në analizë fiksohet në 35%, mesatarja e vendeve të OECD në 28% dhe mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian në 27%, pra ekzaktësisht sa gjysma e normës tonë./scan
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin