Një minutë heshtje në kujtim të Bashkim Finos/ Takimi i Ramës me kandidatët për deputetë në Lezhë nis ndryshe

18:53 | 30 Mars 2021
Arbresh.info

Takimi i kryeministrit Edi Rama me kandidatët në qytetin e Lezhës ka nisur me një minutë heshtje për deputetin Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu u kërkoi ndjesë simpatizantëve të PS-së të cilët nuk mund të ishin të pranishëm për shkak të masave të rrepta anti-COVID, transmeton tch.

“Nuk mund të bëjmë demonstrime të shëmtuara rrugëve të shëmtuara të Lezhës dhe as në sheshin e Lezhës, pasi ne jemi Partia Socialiste. Ne nuk jemi një forcë politike që infektojmë, por e heqim infektimin nga shoqëria”, tha Ndreu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme