Në Tiranë sapo doli nga shtypi një libër i ri mbi jetën e Azem Hajdarit, figura kryesore e lëvizjes anti-komuniste shqiptare në dhjetorin e vitit 1990.
Sot në 55-vjetorin e lindjes së tij, shokë dhe pjesëtarë të asaj lëvizjeje, sjellin kujtimet dhe vlerësimet e tyre për deputetin e ndjerë, i cili humbi jetën në një atentat 20 vjet më parë.
Veprimtarë, bashkëpunëtorë dhe miq të heroit të demokracisë shqiptare, Azem Hajdari, nxorrën sot nga shtypi një libër të posaçëm për jetën e tij.
Libri titullohet “Azem Hajdari dhe Tropoja dhe përmban të dhëna të panjohura më parë mbi adoleshencën dhe rininë e tij, deri sa erdhi student në kryeqytet, ku shpejt zuri vend në krye të lëvizjes antikomuniste të dhjetorit 1990.
Vëllai i Azemit dhe kryetar i parë i PD së në Tropojë, Rasim Hasanaj, thotë se “libri u krye me nismën dhe mbështetjen e miqve dhe shokëve të Azemit, që e kujtojnë atë dhe i referohen atij si figurë përbashkuese sa herë që demokracia shqiptare është në rrezik e në vështirësi”.
Libri përmban kujtime dhe vlerësime të shumta për Azemin nga demokratët e parë studentë dhe intelektualë të dhjetorit 1990.
Ata theksojnë se Azem Hajdari nga fillimi i angazhimit të tij politik e deri sa ndërroi jetë u përpoq për një demokraci të pastër, pa kulisa dhe pa abuzime.
Në kujtesën e shumë njerëzve, pohojnë ata në libër, Azemi ka mbetur si studenti idealist, që e donte lirinë dhe demokracinë e popullit të thjeshtë, dhe si një politikan pasionant dhe demokrat, i cili kurrë nuk mbështeti pushtete sundimtare në kurriz të qytetarëve, por donte përherë t’i hapej rruga rinisë së shkolluar që ndërtonte lirinë e atdheut e jo burokratët e kompromentuar.
Azem Hajdari është drejtuesi i parë i lëvizjes antikomuniste të dhjetorit 1990 dhe kryetar i parë i Partisë Demokratike, partia e parë opozitare në Shqipëri pas gjysmë shekulli dekitaturë komuniste.
Shumë pjesëmarrës të atyre protestave antikomuniste kujtojnë edhe sot fjalimet e guximshme të studentit nga Tropoja, që fitoi zemrat e mijëra studentëve, prindërve të tyre dhe banorëve të kryeqytetit, duke i ngritur në protesta kundër diktaturës komuniste të Ramiz Alisë.
Azem Hajdari respektohet kudo nëpër Shqiëpri si figura më simbolike e demokracisë; për nder të tij u ngrit një shtatore në Tropjë me ndihmesën e shqiptarëve të Amerikës, mes të cilëve Hari Bajraktari, Rustem Geci etj,.
Azemi është sot qytetar nderi në pothuaj gjithë qytetet e Shqipërisë dhe të Kosovës, ndonëse asnjë rrugë e Tiranës ende nuk e mban emrin e tij./gsh/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale