Një lajm i mirë për shoferët që udhëtojnë në Belgjikë

18:40 | 29 Maj 2018
Arbresh.info

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë të ditur një lajm pozitiv këtë të martë, ku ka njoftuar se Belgjika ka njohur tashmë lejet e drejtimit shqiptare.
Përmes një njoftimi në Twitter, MEPJ thekson se shqiptarët që qëndrojnë në Belgjikë më pak se 3 muaj, mund të përdorin lejen shqiptare të drejtimit të automjetit.

Ndërkohë për shtetasit shqiptarë që kanë leje qëndrimi në Belgjikë, duhet të paraqiten në komunë për t’u pajisur me leje drejtimi belge në bazë të lejes shqiptare të drejtimit.

Kujtojmë se pak javë më parë ishte Greqia që njohu patentat shqiptare, kjo në bazë të marrëveshjes mes ministrit Bushati dhe Kotzias.


Postimi i plotë i MEPJ në Twitter:Lajm i mirë për #shqiptarët që jetojnë apo vizitojnë #Belgjikën! Më në fund #Belgjika njeh lejen e drejtimit të automjetit të lëshuar nga autoritetet #shqiptare

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme