Google ADS

Një i vdekur e 498 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

17:35 | 19 Gusht 2022
E.H

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 1412 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 498 qytetarë.

Janë 3,724 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë Shqipërinë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Kruja 72 vjeç.

Janë shëruar 521 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 316,796 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme