Google ADS

Një i vdekur e 354 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

18:24 | 26 Gusht 2022
E.H

Një humbje jete dhe 354 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, ndërsa janë 3,552 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 53 vjeçe.

Janë shëruar 490 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 319,683 që nga fillimi i epidemisë./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme