Një i vdekur e 338 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

18:16 | 27 Gusht 2022
E.H

Në 24 orët e fundit në Shqipëri, janë kryer 1108 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 338 qytetarë.

Janë 3,572 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë Shqipërin .

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Pogradeci 47 vjeç.

Janë shëruar 317 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 320,000 që nga fillimi i epidemisë./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme