Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e 24 orëve të fundit të Covid-19 në vend.
Për fat të keq ka pasur një humbje, bëhet me dije se viktima ka qenë një 83-vjeçar nga Durrësi, ndërsa rastet e reja janë 19.
Ministria vazhdon të bëjë apel që qytetarët të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid.
Njoftimi:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 436 testime, 19 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 17 të shëruar në 24 orët e fundit
3 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 436 testime, nga të cilët 19 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:
17 në Tiranë, nga 1 qytetar në Sarandë, Skrapar.
Janë 163 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një qytetar 83 vjeç, nga Durrësi.
Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,789 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 3 Mars 2023)
Raste të reja ditore 19
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 436
Testime totale 2,041,392
Raste pozitive 333,551
Raste të shëruara 329,789
Raste Aktive 163
Humbje jete 3,599
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 145
Shkodër. 5
Fier 4
Vlorë 3
Korçë. 2
Durrës. 2
Berat. 1
Kukës. 1
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...