Një grup inxhinierësh shqiptaro – amerikanë të rinj e të talentuar, pjesëtarë të shoqatës së arkitektëve, mbërritën sot në Shqipëri për t’iu bashkuar punës së gjithanshme për vlerësimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit he kthimin e qyteteve më të dëmtuara në jetën normale.
Pjesëtarët e grupit janë inxhinierët Sokol Huta, Kreshnik Zalli, Malivin Ndoci, Ediant Martinaj, Ilir Dulaj dhe Delin Bixha.
Udhëtimin e tyre nga SHBA drejt Shqipërisë e mundësoi anëtari i Këshillit Bashkiak të qytetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj.
Këshilltari i bashkisë së Nju Jorkut Mark Gjonaj dhe zv.shefja e stafit Vera Mjeku mbështetën këtë nismë të inxhinerëve dhe bashkërenduan veprimtarinë me pushtetin vendor.
Inxhinierët thonë që e ndjenë si detyrë që të ofronin si ndihmë për familjet e dëmtuara nga tërmeti edhe ndihma financiare edhe ekspertizën e tyre profesionale në këtë situatë të vështirë ku gjendet Shqipëria pas tërmetit të 26 nëntorit.
Ata premtuan se do të bëjë maksimumin gjatë vlerësimit të objekteve shkollore të Shqipërisë.
Shqipëria mori goditje të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit, kryesisht në Durrës dhe Thumanë, si edhe në shumë qytete e fshatra përreth tyre.
Mësimi është ndërprerë në një seri shkollash brenda zonave të shpallura nën gjendje të jashtëzakonshme, po ndërkohë edhe shumë banorë nuk guxojnë të kthehen në shtëpitë e tyre në pritje të një vlerësimi profesional për ndërtesat e dëmtuara./VOA
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...
Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulm...