Investimi më i madh në qytetin e Beratit, që përfundoi 3-vjet më parë, ka pësuar sot një dëmtim të madh në segmentin Polici-Stadiumi Tomorri.
Rruga është çarë dhe është shembur në njërin krah, gjatë qarkullimit të automjeteve në rrugë. Një automjet që ishte në ecje përgjatë këtij aksi, ka rënë në gropën e shembur në rrugë.
Neës24 raporton se automjeti ka pësuar dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, ndërkohë që dëmtimi i rrugës në këtë segment ka vështirësuar mjaft qarkullimin e mjeteve në rreth-rrotullimin e stadiumit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar specialistë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në bashkinë e Beratit, të cilët kanë rrethuar vendin dhe kanë pezulluar qarkullimin e mjeteve pranë rrugës së shembur.
Burime zyrtare pranë kësaj drejtorie deklarojnë se do të punohet gjatë gjithë natës për riparimin e rrugës së shembur, që mendohet të përfundojë nesër në mesditë.
Specialistët e kësaj drejtorie bëjnë me dije se rruga ka shkarë dhe më pas është shembur për shkak të shembjes së njërit krah të murit mbajtës nëntokësor të kanalizimeve të ujërave të zeza.
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...