Google ADS

Një fundjavë në Tiranë – “Lonely Planet’ promovon Shqipërinë, Rama: Premton më shumë vizitorë nga Britania

13:27 | 18 Shtator 2023
E.H

Prestigjiozja britanike kushtuar udhëtimeve “Lonely Planet”, ka promovuar kryeqytetin shqiptarë, Tiranën.

Në rrëfim ajo përcjell të gjitha ngjyrat e Tiranës nga arkitektura, street-art e deri tek restorantet me ushqime të papërsëritshme e baret fantastike, shkruan Arbresh.info.

Lajmin e ka ndarë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili shprehet se ky super promovim premton më shumë vizitorë nga Britania e Madhe, të cilët për periudhën janar-gusht të këtij viti kanë qenë plot 161 mijë, ose 33% më shumë krahasuar me një vit më parë.

“Një fundjavë e gjatë në Tiranën që gjithnjë e më shumë po intrigon vizitorët britanikë vjen këtë herë përmes rrëfimit të medias prestigjioze kushtuar udhëtimeve “Lonely Planet” që përcjell të gjitha ngjyrat e shijet kryeqytetit shqiptar nga arkitektura, street-art e deri tek restorantet me ushqime të papërsëritshme e baret fantastike”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme