Google ADS

Një fis i tërë shqiptarësh në pranga si trafikantë droge

00:14 | 18 Janar 2018
Trina Galanxhi

Të veshur mirë, gjithmonë të gatshëm në vendin e dorëzimit, të edukuar dhe me një italishte mjaft të mirë. Bëhet fjalë për 5 shqiptarë të arrestuar nga skuadra e lëvizshme e Varezes të cilët ishin punësuar 24 orë në 24 në biznesin e shpërndarjes së drogës. Sipas autoriteteve italiane ata mund të shisnin qindra doza në ditë dhe xhironin 4-5 mijë euro.

Sipas komisarit Maurizio Greco i cili kryesoi operacionin për kapjen e shqiptarëve, ky grup shiste një kokainë mjaft të pastër.

“Ajo që ne u kemi sekuestruar ishte e pastër në nivelin 70%. Bëhet fjalë për një cilësi mjaft të lartë në të tilla nivele. Klientët ishin të gjithë italianë dhe takoheshin me shpërndarësit në vende me shumë qarkullim për të mos rënë në sy. Në telefon nuk përmendin asnjëherë një vend të saktë, flisnin me kod dhe binin gjithmonë dakord në Pazar” – tha ai.

Hetimet nisën pas vdekjes së një shqiptari nga overdoza në një apartament në Vareze pasi u zbuluan kontaktet në telefonin e tij. Dy anëtarët kryesorë të grupit ishin M.L. me nofkën “gjermani” 34-vjeç dhe M.O. 30 vjeç. Pjesa tjetër e grupit është e gjitha e përbërë nga familjarë. Një pjesë ishte arrestuar që në prill të 2017-ës sapo blenë 214 gram kokainë nga furnizuesi X.A., edhe ai i vënë në pranga. Dy të tjerët, M.D. 24 vjeç dhe M.A. 33 vjeç u ndaluan në natën mes 15 dhe 16 janarit./syri.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme