Gati një e treta e familjeve shqiptare janë të përfshira në borxhe, me më shumë se një hua për shlyer, sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë për gjendjen financiare të njësive familjare.
Për gati tre të katërtat e familjeve huamarrëse, vlerat e shërbimit të borxhit zënë deri në 30% të nivelit të të ardhurave.
Totali i tepricës së raportuar të huasë për familjet rezulton në rënie krahasuar me vrojtimin e kaluar dhe një vit më parë.
Rreth 70% e vlerës së huasë është siguruar nga burime formale dhe 30% nga burime joformale.
Kjo strukturë, reflekton rënien e ndjeshme të huamarrjes formale krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe me një vit më parë. Rreth 86% e huasë është marrë në lekë, ndërsa 14% në euro.
Rreth 27% e tepricës së huasë deklarohet për blerjen/riparimin e një prone, 44% për zhvillimin e një biznesi dhe vetëm 9% për konsum.
Gjatë periudhës së vrojtuar, pesha e huamarrjes për “blerje/riparim prone” ka shënuar rënie, ndërkohë që pesha e huamarrjes për “zhvillim biznesi” dhe për “konsum” është rritur.
Familjet huamarrëse raportojnë se kësti i huasë, gjatë periudhës referuese, ka rënë, si pasojë e rënies në normën e ponderuar të interesit të kredisë për individët.
Rreth 59% e familjeve huamarrëse deklarojnë se aftësia e tyre paguese nuk ka ndryshuar, ndërsa pjesa tjetër deklarojnë kryesisht përmirësim krahasuar me 6-mujorin paraardhës dhe me një vit më parë.
Për gjashtëmujorin e ardhshëm (gjysma e parë e vitit 2019), shumica e familjeve huamarrëse (rreth 80% e familjeve) nuk presin ndryshim të aftësisë së tyre paguese, ndërsa balanca neto e pjesës tjetër të të përgjigjurve tregon pritje më të dobët.
Mundësia për të marrë hua gjatë pjesës së parë të vitit 2019, vlerësohet disi në rënie krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë, gjë që dëshmon për një kërkesë ende të paqëndrueshme të familjeve për huamarrjen./monitor
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...