Preferoi largimin sesa bashkëpunimin!
Bamir Topi la kryesimi e FRD-së vetëm pak orë pasi numri dy i partisë, Sali Shehu vendosi bashkëpunimin me demokratët për zgjedhjet. Në shkesën e dorëheqjes së parevokueshme Bamir Topi nuk jep arsye të largimit nga drejtimi i partisë, ndërkohë mësohet se ai ishte i pakënaqur me negociatat që në emër të FRD-së i zhvilloi Sali Shehu, sekretari i Përgjithshëm i Partisë, i cili u mjaftua vetëm me emrin e tij në listat e Partisë Demokratike.
Dorëheqja moralisht duket si mungesë dakordësie për marrëveshjen me PD, por ligjërisht i jep të gjithë forcën juridike firmës që dha numri dy i FRD, Sali Shehu, për koalicion me Partinë Demokratike. Ndërkohë mësohet se në listat e PD do jetë emri i Sali Shehut si kandidat.
Bashkëpunimi mes Lulzim Bashës dhe FRD-së së Bamir Topit befasoi më së shumti simpatizantët e Partisë Demokratike të cilën në 2011 e shpallësh ish-nënkryetarin e partisë asokohe president pucist, ndërsa ish kryeministri Sali Berisha nuk ja kursen etiketimet si horr bulevardi. Në 2015 Bamir Topi bashkëpunoi me socialistët për zgjedhjet lokale, ndërkohë mundësia e afrimit ne PD dukej e largët për sa kohë ai nuk ishte dakord me shumë vendime të lidershipit.
Krejt papritur një ditë më parë, ne marrëveshjen e demokratëve u shfaq edhe emri i Bamir Topit si kryetar i FRD-së, ndërkohë vetëm pak minuta nga skadimi i afatit zyrtar për regjistrimin e koalicioneve, numri dy i FRD-së Sali Shehu, u rikthye ne PD dhe firmosi marrëveshjen për bashkëpunim, mesa duket pa dakortësine e Bamir Topit. /Top Channel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...