Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj duke iu drejtuar qytetarëve zotohet se do të japë dorëheqjen nëse audio-përgjimi i pretenduar mes Arben Veliut dhe vëllait të tij, Agron Xhafaj është i vërtetë.
Por Xhafaj ka edhe një sfidë për kreun e opozitës, Lulzim Basha, duke i kërkuar këtij të fundit të japë dorëheqjen nëse ky audio-përgjim nuk do të rezultojë i vërtetë. Kujtojmë se opozita ka qenë përherë mosbesuese për shkak se hetimet për të vëllanë i bën vete ministri si dhe Kryeprokurorja e zgjedhur vetem me votat e mazhorances, Arta Marku.
Fatmir Xhafaj:
Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot : Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim.
Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë?
E vërteta është vetëm një, dhe vetëm një në këtë rast. Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve. #Drejtësiderinëfund
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...