Ndërsa situata është tensionuar në protestën e opozitës së bashkuar, kryeministri Edi Rama duket se po përballet me një tjetër ‘protestë’ në profilin e tij në facebook, ku nuk ua ka kursyer përgjigjet replikuesve të tij.
Një prej tyre kritikon qëndrimin e kryeministrit për t’u larguar nga Tirana ndërsa opozita proteston.
“Një burrë shteti duhet të rri në fronin e tij, tregon që s’je njeriu duhur.”- i shkruan një prej komentuesve, ndërsa në përgjigje Rama i shkruan se sot jetojmë në kohën e punës e jo të froneve.
Një tjetër komentues e quan kryeministrin si iniciator të përçarjes së Kosovës, por për Rama shkruan se ndërsa lexon fjalë të tilla s’ ka se si mos kujtojë shprehjen se çdo pyll ka derrat e vet, çdo vend ka veshegjatet e vet./balkan web
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...