Google ADS

Një burrë i vë flakën vetes në mes të Elbasanit

17:25 | 26 Tetor 2017
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, afër Kryqëzimit të Luleve ku një shtetas i pa identifikuar i ka vënë zjarrin vetes me benzinë

Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Shtetasi është dërguar nga ambulanca në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme