Google ADS

Një 27-vjeçar shqiptar vdes në një aksident në Greqi

17:53 | 4 Korrik 2023
K.B

Një 27-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur ditën e sotme në Mykonos.

Sipas medieve të huaja drejtuesi i makinës, i cili po punonte në një lokal plazhi në ishull, humbi kontrollin e mjetit për arsye të panjohura, duke shkaktuar devijimin dhe përmbysjen e tij.

Shoferi 27-vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershm , ndërsa përplasja ka qenë aq e fortë sa trupi kishte dalë jashtë makinës.

Edhe pse ambulanca mbërriti në kohë në vendin e ngjarjes i riu nuk ia doli te mbijetonte./euronews.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme