Kryeqyteti shqiptar rezulton si qyteti me nivelin më të lartë të ndotjes së ajrit urban, sipas monitorimit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për 2017, i cili nuk është kryer i plotë për shkak të mungesës së fondeve. Por ajo çka vihet re është tejkalim i normës vjetore së Bashkimit Europian.
Trafiku i rënduar, lëvizja e automjeteve të vjetra, urbanizimi i popullsisë, etj. kanë ndikuar në rritjen e nivelit të ndotjes së ajrit, duke sjellë probleme frymëmarrjeje në shëndetin e popullatës. Por edhe ndërtimet pa kriter janë burim ndotjeje të cilësisë së ajrit. Pluhurat e punimeve mbërrijnë në ballkonet e pallateve. Me këtë nivel ndotjeje është e pamundur të ndesh rrobat jashtë banese.
Ndërkohë që disa banorë kanë gjetur zgjidhje, me mbulimin e ballkoneve me perde, në mënyrë që ajri i ndotur të mos hyjë teksa hapet dera. Megjithatë, kur lë shtëpinë, ndotja e ajrit është e pashmangshme.
OBSH vlerëson se 80% e vdekjeve të parakohshme nga sëmundjet e zemrës, 14% të vdekjeve nga sëmundjet e mushkërive, dhe 6% te vdekjeve nga kanceri i mushkërive, lidhen me ndotjen e ajrit urban.
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren