Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë një deklaratë për fillimin e fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit.
Në deklaratë theksohet se do të merren masa për personat që pranojnë ose promovojnë dhunën gjatë fushatës, pranojnë ose nxisin shkeljen e ligjeve zgjedhore dhe standardeve ndërkombëtare, apo përpiqen të minojnë integritetin dhe besimin në procesin zgjedhor dhe rezultatet.
Ambasada u ka bërë të gjithë partive thirrje që të përfshihen plotësisht dhe me përgjegjësi në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të tyre, duke shprehur ide dhe kandidatë që pasqyrojnë respekt për votuesit, transmeton tch.
Veç partive, ambasada nxit votuesit shqiptarë që t’i mbajnë partitë dhe kandidatët përgjegjës, të marrin në shqyrtim zgjedhjet që kanë dhe të votojnë për ato parti dhe kandidatë të cilët ofrojnë të ardhmen më të mirë për Shqipërinë.
Deklarata e plotë:
Sezoni i fushatës zgjedhore në Shqipëri nisi zyrtarisht dje për të ecur drejt zgjedhjeve kombëtare në 25 prill. Shtetet e Bashkuara mirëpresin fillimin zyrtar të fushatës dhe, së bashku me autoritetet vendore dhe ndërkombëtarët, do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të mbështetur zgjedhjet deri në përfundimin e tyre me sukses.
Ne u bëjmë thirrje të gjithë partive, udhëheqësve dhe votuesve që të përfshihen plotësisht dhe me përgjegjësi në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të tyre. Nxisim partitë të paraqesin ide dhe kandidatë që pasqyrojnë respekt për votuesit. Presim nga udhëheqësit që të shfaqin udhëheqësi, përfshirë edhe duke u siguruar që partitë dhe kandidatët e tyre sillen në përputhje me ligjet elektorale dhe standardet ndërkombëtare, duke refuzuar qartë dhunën dhe duke treguar se ata me të vërtetë do të ishin të denjë për të udhëhequr dhe përfaqësuar Shqipërinë. Nxisim votuesit t’i mbajnë partitë dhe kandidatët përgjegjës, të marrin në shqyrtim zgjedhjet që kanë dhe të votojnë për ato parti dhe kandidatë të cilët ofrojnë të ardhmen më të mirë për Shqipërinë – një e ardhme në partneritet me Shtetet e Bashkuara, që e shtyn Shqipërinë drejt anëtarësimit të plotë në familjen evropiane si një demokraci e fortë dhe e begatë. Edhe media duhet të luajë rolin e saj me përgjegjësi dhe etikë, duke bërë pyetje të vështira në emër të publikut dhe duke kërkuar përgjigje të vërteta nga kandidatët. Presim gjithashtu që shoqëria civile të luajë rolin e saj të rëndësishëm gjatë gjithë procesit zgjedhor. Përgjatë gjithë kohës, ne shpresojmë që të gjitha partitë, udhëheqësit dhe votuesit të sillen me dinjitet dhe, më e rëndësishmja, me respekt për këtë ushtrim më themelor dhe të rëndësishëm të demokracisë. Populli i Shqipërisë nuk meriton asgjë më pak.
Si mikja dhe aleatja juaj, Shtetet e Bashkuara i kanë bërë të qarta pritshmëritë dhe shpresat tona. Ne përsërisim se do t’i mbajmë udhëheqësit përgjegjës. Në këtë drejtim, është tërësisht e kuptueshme se ata që aktualisht janë në poste drejtuese kanë përgjegjësinë e parë dhe më të rëndë për të vepruar në interesat e vendit. Ne do të marrim masat e duhura në përgjigje të atyre që pranojnë ose nxisin dhunën, pranojnë ose nxisin shkeljen e ligjeve zgjedhore dhe standardeve ndërkombëtare, apo ndryshe përpiqen të minojnë integritetin dhe besimin në procesin zgjedhor dhe rezultatet e tij.
Fushata zgjedhore në vend nisi një ditë më parë, ku PD dhe PS bashkë me krerët e kandidatët e tyre u zhvendosën përkatësisht në sheshin “Nënë Tereza” dhe “Skënderbej”.
Socialistët ishin kujdesur të respektonin rregullat anticovid, ndërsa krejt e kundërta ndodhi me demokratët.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...