Kanë filluar regjistrimet për në universitet në Shqipëri.
Janë 21 mijë maturantë të cilët kanë aplikuar për universitet dhe prej tyre, vetëm 6 mijë nuk kanë mundur të rezultojnë fitues në fazën e parë.
Kjo e fundit do të zgjasë nga data 2 deri në 15 Shtator në 7 faza 48 orëshe.
Ndërsa maturantët të cilët kanë rezultuar fitues në raundin e parë, por nuk e preferojnë degën e studimit, mund të çregjistrohen vetëm në dy ditë, 16-17 Shtator, duke i dhënë mundësinë dikujt që nuk ëhstë regjistruar.
Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, këtë vit 25 për qind e maturantëve kanë zgjedhur Inxhinierinë, ndryshe nga vite më parë ku në vend të parë qëndronte Mjekësia. Kjo e fundit ka kaluar në preferencë të dytë për maturantët, e ndjekur nga deget e Ekonomisë.
Janë 30 mijë kuota në të gjithë universitetet në Shqipëri, duke i dhënë mundësi çdo maturanti të ndjekë studimet universitare./Klantv
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...