Pas investigimit të bërë nga emisioni Fiks Fare, i cili dëshmoi se i si shalqiri shartohej me kungull dhe për këtë stimulohej me kimikate dhe hormone të ndryshme që të rritej sa më shpejt për të dalë në treg, kanë reaguar dhe strukturat përkatëse, të cilat kanë shkuar tek fermerët në Lushnje.
“Ne sot kemi ardhur këtu për të marrë mostra te të gjithë fermerët në tregun e Lushnjës për të përcaktuar nëse vërtet në këto produkte ka mbetje të pesticideve apo nitriteve dhe të hormoneve”, shprehet Alfred Cuko, drejtori i AKU në Fier.
Drejtori i AKU në Fier thotë se kryhen monitorime në mënyrë periodike dhe se produktet tona janë të sigurta pasi, sipas tij, nuk ka pasur asnjë reklamim nga vendete BE ku ato eksportohen.
“Sot ne kemi një eksport të shtuar gati 30 për qind më shumë dhe kryesisht nga kjo zonë, Fier, Lushnje, Berat, të cilat eksportohen edhe në vende të BE-së”, thotë Cuko.
Përfaqësuesit e bujqësisë thonë se do i kërkojnë Prokurorisë të hetojë duke marrë si pikënisje thëniet e fermerit.
Autoritet pranojnë se ndaj fruta-perimeve injektohen hormone, por në Shqipëri futen vetëm ato që lejohen nga vende të BE-së. /Top Channel/
https://www.youtube.com/watch?v=5U-DuwcR-js
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...