Me përfundimin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe me certifikimin e rezultatit që pritet të ndodhë për pak ditë, nisin dorëheqjen e kabinetit të ministrave teknikë.
Në Ministrinë e Punëve të brendshme këtë të martë kanë dhënë dorëheqjen këshilltarët e ministrit Dritan Demiraj, Aleks Hajdari dhe Muhamet Rrumbullaku
Shqipëria i kaloi zgjedhjet e 25 qershorit 2017, jo me qeveri teknike por me 6 ministra teknikë të propozuar nga Partia Demokratike, e cila mbeti sërish në opozitë. Ishte një marrëveshje politike e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha ajo që çoi në ofrimin e ministrave teknikë si garanci kjo për një proces të lirë dhe të ndershëm të zgjedhjeve në Shqipëri.
Me mbarimin e zgjedhjeve dhe certifikimin e rezultatit final (i cili është drejt fundit), kanë nisur edhe dorëheqjet e para nga radhët e stafit që ministrat teknikë morën krah vetes.
Ndërkohë vetë ministrat pritet të dorëhiqen pas hartimit të një raporti përfundimtar me konstatimet e tyre për ecurinë e procesit zgjedhor në vend.
Vetë ministrat teknikë kanë deklaruar më herët se do të qëndrojnë në detyrë deri në muajin shtator, kur të formohet qeveria e re…por duket se ata nuk do të zgjasin për shumë kohë.
Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e 25 qershorit duke marrë 74 mandate deputetësh, që i japin asaj mundësinë të qeverisë e vetme pa pasur nevojë për koalicione.
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...