Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe dhimbjen për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të deputetit Gjovalin Kadeli.
“Të dashur fëmijë e familjarë të Gjovalinit,
Me hidhërim të madh e dhimbje të thellë mësova lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të babait e të njeriut tuaj të shtrenjtë. Më lejoni që në këto momente të dhimbshme t’ju shpreh juve, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij ngushëllimet më të sinqerta, në emër edhe të qytetarëve shqiptarë, duke ju siguruar se në cilësinë e Kreut të Shtetit gjendem shpirtërisht pranë jush në këtë ditë tejet të vështirë!
Me largimin e parakohshëm nga jeta të Gjovalinit, fëmijëve, të afërmve, bashkëqytetarëve, bashkëpunëtorëve dhe kolegëve dhe të tij të shumtë do t’i mungojë pamasë prania e tij, por edhe pjesëmarrja e kontributi në jetën parlamentare e politike të vendit tonë. Edhe njëherë ngushëllimet më të ndjera dhe Gjovalinit i pastë dritë shpirti përjetësisht”, është mesazhi i Nishanit.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...