Google ADS

Nishani për helmimin në miting: E rëndë, të zbardhet ngjarja

09:44 | 29 Maj 2017
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani kërkon angazhim të plotë të të gjithë strukturave ligjzbatuese për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në mitingun e Partisë Demokratike ku u helmuan mbi 70 qytetarë përfshirë edhe liderin e opozitës, Lulzim Basha.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani po ndjek me shqetësim dhe angazhim maksimal situatën e rëndë që ka shkaktuar lëndimin e një numri të madh qytetarësh përfshirë edhe liderin e opozitës, z. Lulzim Basha, gjatë tubimit të çeljes së fushatës elektorale të opozitës ditën e shtunë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Presidenti i Republikës uron së pari shërimin sa më parë të të lënduarve dhe tejkalimin e kësaj situate pa pasoja. Presidenti po mban kontakte me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për t’u informuar për zhvillimin e kësaj ngjarjeje si dhe kërkon angazhimin maksimal të tyre në zbulimin e plotë të saj”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme