Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikat e Jashtme, Federica Mogherini, e nisi vizitën e saj në Shqipëri duke zhvilluar një takim me presidentin, Bujar Nishani.
Në komunikatën e lëshuar për mediat, kreu i shtetit bërë të ditur se kishte diskutuar disa prej çështjeve më të ndjeshme në vend por edhe në arenën ndërkombëtare.
Në radhët e zhvillimeve të brendshme, mësohet se Nishani e vuri theksin tek reforma në drejtësi. Ai vlerësoi përpara kryediplomates se reforma në drejtësi ka patur zhvillim pozitiv në dy vitet e fundit dhe tashmë është në një etapë mjaft të rëndësishme. Sipas Presidentit, është mjaft e rëndësishme që ky proces të ecë mbi baza kushtetuese dhe ligjore, të shmanget politizimi i tij, dhe të inkurajohet gjithëpërfshirja, si garanci për besueshmërinë e qytetarëve shqiptarë.
Kreu i shtetit tha se reforma në drejtësi është e lidhur ngushtë edhe me reforma të tjera si ajo zgjedhore dhe dekriminalizimi, pasi të tria këto dimensione lidhen me perspektivën e Shqipërisë dhe të qytetarëve shqiptarë.
Gjatë komentit për zhvillimet rajonale, Presidenti i ka komunikuar Mogherinit se Tirana zyrtare nuk do të interferojë në proceset e brendshme të fqinjëve, por do të punojë gjithmonë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Ai e cilësoi platformën shqiptare në Maqedoni, një akord të arritur mes partive politike, transmeton Ora News.
Në mbyllje, kreu i Shtetit ka theksuar ndër të tjera se Shqipëria është e vendosur për të plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme në kuadër të vazhdimësisë së integrimit në organizmat ndërkombëtare.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...