Pasi të gjitha shkallët e gjyqësorit vendosën në favor të familjes së ish-Zonjës së Parë, Odeta Nishani lidhur me truallin ku është ndërtuar kisha e “Shën Piut të X” në Elbasan, Qeveria e Shqipërisë përballe presionit të besimtarëve dhe të autoriteteve kishtare, vendosi shpronësimin për interes publik te këtij trualli dhe kalimin e tij në favor të Kishës.
Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se pronarët, mes tyre dhe ish-Zonja e Parë, Odeta Nishani do të dëmshpërblehen në vlerën e 70 milionë 960 mijë lekë për truallin me sipërfaqe 5000 metër/katrorë.
Këshilli i Ministrave argumenton se ky vendim është marrë në zbatim të marrëveshjes së lidhur mes Shqipërisë dhe Vatikanit.
Sipërfaqja i kalon fillimisht në pronësi Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila do të duhet të paguajë dhe shpenzimet prej 2 milionë lekësh për procedurat e shpronësimit.
E më pas, po kjo ministri do të jetë ajo që do të kryejë të gjitha procedurat e regjistrimit të kësaj prone në emër të Kishës Katolike Shqiptare.
Debati mbi këtë çështje, prej vitesh ka qenë pjesë e skenës politike, ku nuk kanë munguar dhe akuzat ndaj Presidentit Nishani për ndikim të tij në këtë çështje.
Por në fund, Qeveria gjeti këtë zgjidhje për të mos prishur Kishën e Shen Piut të X në Elbasan.
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...