Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dekretoi të hënën emërimin e 4 ministrave të rinj të kabinetit qeveritar, pas propozimit të Kryeministrit Edi Rama, për ndryshime në qeveri.
Me dekrete të veçanta, kreu i Shtetit dekretoi shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe emërimin në këtë post të Fatmir Xhafaj.
Po ashtu, Presidenti dekretoi shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe emërimin në këtë post të Ogerta Manastirliut.
Një tjetër ndryshim i propozuar nga Kryeministri Rama dhe i dekretuar sot nga Kreu i Shtetit është edhe shkarkimi i ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, Blendi Çuçi dhe emërimi në këtë post i Eduard Shalsit.
Presidenti dekretoi edhe shkarkimin e ministrit të Mirëqenies Sociale, dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe emërimin në këtë detyrë të Olta Xhaçkës.
Një javë më parë, Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, konfirmoi largimet e 4 ministrave dhe propozoi emrat e rinj, duke argumentuar se këto ndryshime u bënë nga fushata e pritshme elektorale e zgjedhjeve të 18 qershorit.
Përveç Xhafaj që ka mbajtur dhe më parë poste ministrore, në 2002-n ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe në 2003-2005, ministër i Drejtësisë, tre emrat e tjerë e kanë për herë të parë detyrën e ministrit.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...