Bashkë me urimin për pashkët për besimtarët ortodoksë dhe katolikë, Presidenti Bujar Nishani përcolli një urim për partitë politike në zgjidhje të ngërçit.
“Presidenti i Republikës e ka dekretuar datën”, ishte qëndrimi i prerë i Presidentit Bujar Nishani.
Ndërsa u shpreh optimist se politikanët me ndihmën e zotit dhe në respekt të njëri tjetrit do të orientohen për të gjetur zgjidhjen e duhur me më pak pasoja.
Situata politike, ka bërë që këtë vit, zyrtarët e lartë të mos i shmangin dot deklaratat politike. Nga Gjirokastra, ku ishte për të përcjellë urimet për festën e Pashkës, Nishani ishte i prerë me politikanët, lidhur me datën e zhvillimit të zgjedhjeve.
Presidenti komentoi edhe situatën politike në vend. Në formën e lutjes së ardhur prej tij, Nishani tha se me ndihmën e zotit dhe krerët e partive politke do të gjejnë zgjidhjen e duhur me më pak pasoja.
Për të vendosur shinat në udhëtimin drejt dialogut dhe zgjidhjet, janë zgjedhur Taulant Balla dhe Oerd Bylykbashi. Ndërkohë që PD ndodhet në ditën e 58 të protestës, burime për Ora News bënë me dije një ditë më parë se hapat e parë janë hedhur, takimi i parë është zhvilluar. Por ndihmë për të negociuar mes palëve është kërkuar edhe nga Partitë Parlamentare Europiane.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...