Google ADS

Nishani: Basha është vetëm deputet deri në zgjedhjet e parakohshme, mandej ikën në Holandë

10:47 | 12 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Ish-presidenti i Shqipërisë dhe anëtari i PD-së, Bujar Nishani, pas Kuvendit që kjo parti mbajti të shtunën, ka thënë se nuk beson që ka ndonjë individ që ka synime në politikë e ti shkojë pas Lulzim Bashës.

Nishani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Basha tash është vetëm një deputet deri në zgjedhjet parlamentare, e më pas siç ka shkruar ai, Basha do të ikën në Holandë.

“Nuk besoj se ka ndonjë individ që aspiron politikën e që ti shkojë më sot pas Lulzim Bashës.
Lulzim Basha tashmë është veçse një deputet deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare e mandej ikën në Holandë. Shqipëria do të bëhet”, ka shkruar Nishani.
Kuvendi i PD-së të shtunën vendosi për shkarkimin e Bashës nga kreu i partisë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme