Në Shqipëri, sot nis (9 shtator) viti i ri shkollor 2024-2025, ku 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Përgatitjet janë bërë nga të gjitha institucionet arsimore publike dhe jopublike të arsimit parauniversitar për të pritur nxënësit, ku mbi 238 mijë nxënës përfituan këtë vit shkollor librat falas.
Janë rreth 350 mijë nxënës dhe 31 mijë mësues që nisin këtë vit të ri shkollor. Nxënësit e arsimit të detyruar 9-vjeçar do të kenë dy periudha pushimesh. Periudha e parë e pushimeve do të jetë në fundit, ndërsa periudha e dytë do të jetë në javën e parë të muajit prill.
Gjithashtu edhe Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash në kuadër të nisjes së vitit të ri shkollor për të garantuar sigurinë publike, parandalimin e fenomeneve negative në shkolla, si dhe rritja e sigurisë për nxënësit dhe personelin mësimor.
Do të ketë një prani të shtuar të policisë rrugore në akset, veçanërisht pranë shkollave si në fillim ashtu edhe në përfundim të procesit mësimor./rtsh
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...