Vaksinimi vijon të shtrihet dalëngadalë në të gjithë Shqipërinë. Kreu i qeverisë Edi Rama ishte këtë të premte në Fier, aty ku nisën të merrnin dozat e para bluzat e bardha të këtij qyteti.
Në nisje të procesit të vaksinimit ishte edhe kryeministri Edi Rama që shoqërohej nga ministrja Ogerta Manastirliu. Rama tha se nga e diela do të nisë vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç. Pas kësaj ai u shpreh se do të nisë vaksinimi i personaliteteve që janë në fashën e kësaj moshe.
“Të dielën do fillojmë edhe me të moshuarit 80+ që janë kategoria e parë e planit. Mbarojmë me bluzat e bardha, mbarojmë me shtëpitë e të moshuarve dhe kalojmë tek të moshuarit +80. Janë mërzitur disa se kujtonin, ose s’kujtojnë asgjë se duan të bëjnë zhurmë se kur flisnim për personalitete do të bënim përjashtime nga kategoria por ne kemi qenë qartësisht sipas planit dhe flitet për disa personalitete që janë në atë kategori, që janë 80+ dhe që janë pjesë e 80-vjeçarëve e lart që do të vaksinohen”, tha Rama.
Ai shtoi se brenda Marsit pritet të vijnë 40 mijë dozat e vaksinës së parashikuar nga kontrata me Pfizer. Po ashtu kreu i qeverisë falenderoi bluzat e bardha ndërsa theksoi se ata që abuzojnë me punën dhe që bëjnë pis edhe të ndershmit do të përfundojnë para drejtësisë.
“Faleminderit për të gjitha sakrificat tuaja, keqardhje për ato tiret që baltosin bluzat e bardha, por lajmi i mirë është që e kanë gjetur vendin që e meritojnë dhe ashtu do e gjejnë ata që ju bëjnë pis juve padrejtësisht”, tha Rama./tvklan
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...