Ka nisur takimi i liderëve të rajonit në Tiranë.
Edi Rama, Aleksandar Vuçiç dhe Zoran Zaev kanë nisur diskutimet me dyer të mbyllura, ndërkohë që i pranishëm për herë të parë në takim është edhe Milo Gjukanoviç, president i Malit të Zi.
Pavarësisht se Gjukanoviç është ulur në tryezë me homologun Vuçiçin dhe kryeministrat Rama dhe Zaev, ende nuk ka një njoftim zyrtar se Mali i Zi i është bashkuar zyrtarisht “Shengenit Ballkanik”.
Liderët do të diskutojnë për hapat e mëtejshëm të thellimit të bashkëpunimit midis vendeve, kryesisht në fushën ekonomike dhe lëvizjen e lirë.
Ashtu si në dy takimet e mëparshme, Kosova nuk është bërë pjesë e takimit. Edhe Bosnje-Hercegovina, e cila u prezantua në takimin e Ohrit në nivel ministri, nuk merr pjesë sot në takimin e Tiranës./TCH
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...