Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur takimin me ambasadorët e akredituar për të diskutuar për amnistinë fiskale.
Të pranishëm në këtë takim janë edhe ambasadorët e BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.
Projektligji për amnistinë fiskale është kritikuar nga Bashkimi Evropian, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas përfundimit të takimit, nuk pritet të ketë një deklaratë për mediat.
Ditën e djeshme, Rama është shprehur i vendosur për të vijuar me nismën e qeverisë për amnistinë fiskale dhe penale për paratë e shqiptarëve.
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, numri një i qeverisë shqiptare theksoi se amninistia do të bëhet sepse e kërkon shumica e shqiptarëve. /euronews.al
Lëndimet e shpeshta të Jamesit, flet trajneri Maresca
Vajza e Gjeneral Fadil Kodrës kandidate e Aleancës për deput...
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...