Me rastin e nisjes së Pelegrinazhit për mijëra besimtarë bektashianë, kreu i qeverisë, Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga rruga e re për në Malin e Tomorrit.
Duke ju uruar një fundjavë të mbarë, bashkangjitur videos Rama shkruan: “Mirëmëngjes dhe me rrugën e re të pelegrinazhit për në Majën e Shenjtë të Tomorrit, ju uroj një fundjavë të mbarë”.
Tashmë rruga e re prej 20 km të çon drejt Majës së Shenjtë të Tomorrit.
Mali i Tomorrit, një nga bukuritë e rralla të natyrës, me Majën e Shenjtë që zotëron pamje nga të gjitha pikat e horizontit, është një nga vendet më të vizituara në Shqipëri, në mënyrë të veçantë nga besimtarët bektashianë në pelegrinazhin e tyre të përvitshëm.
Ky udhëtim ka qenë gjithherë i mundimshëm për shkak të mungesë së rrugës, e premtuar dhe asnjëherë e realizuar në dhjetëra vite, ndërsa sot situata është krejtësisht e ndryshme!.
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër
Nesër del para gjykatës, Ilir Meta reagon nga burgu
Shqiptarit nga Maqedonia e Veriut i dorëzohen mbi 1 mijë eur...
Gjest shembullor nga Dardanët/ Nderojnë luftëtarin e UÇK-së ...