Google ADS

Nis shembja e shtëpive në Shkozë

08:49 | 17 Tetor 2019
Arbresh.info

Mëngjesin e së enjtes ka nisur shembja e banesave në shkozë. Forcat e policisë rrethuan banesat që planifikohen të prishen nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Janë rreth 15 shtëpi që janë parashikuar të prishen si pasojë e devijimit të lumit të Lanës. Kujtojmë që ditën e djeshme, banorët protestuan duke kundërshtuar prishjet e shtëpive.

Ata u shprehën se është bërë zgjedhje selektive, ndërkohë që kërkojnë dëmshpërblim përpara shembjes së shtëpive./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme