Në lagjen “Gëzim Zeneli” në Krujë kanë nisur të shemben pallatet e para të dëmtuara nga tërmeti shkatërrimtar I 26 nëntorit të 2019-tës, që shkaktoi 51 të vdekur dhe 3000 të plagosur.
Në gjithë qytetin janë 23 pallate që do të shemben, ndërsa në Bashkinë Krujë janë 39 të tilla që do të hidhen në tokë e më pas do të rindërtohen.
Sipas bashkisë janë rreth 1800 familje, që po trajtohen me bonus qiraje.
Një problem që evidentojnë banorët e zonës është tymi që ngrihet nga zhvendosja e inerteve. Ata pohojnë, se vetëm në fillim të procesit të shembjes pati zjarrfikëse, që nuk e linin pluhurin të mbulonte zonën. Ndërsa sot nuk janë parë të tilla.
“Këto pallate janë ndërtuar që në kohën e Enver Hoxhës. Unë vetë banjo në shtëpi private, pata dëmtime të vogla nga tërmeti, por vëllai im jetonte në pallat dhe tani rri me qira këtu afër shkollës.
Kam mbajtur maskën nga tymi I madh që ngrihet. Ruhemi edhe nga hekurat që po i mbledhin për skrap.
Zona nuk pati dëmtime në njerëz fatmirësisht, vetëm materiale, por edhe këto që po hidhen në tokë do të ringrihen, u kishte ardhur koha”, shprehet banorët./TCH
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...