Google ADS

Nis sezoni në Shkodër, probleme me mbeturinat në Velipojë e Theth

18:43 | 30 Maj 2023
Orgesa Haziri

Sezoni turistik duket se ka nisur më herët në Shkodrës dhe dyndje vizitoresh janë vërejtur në të gjithë territorin e qarkut.

Nga vëzhgimi në terren, mbeturinat vijojnë të mbeten fenomen shumë shqetësues.

Euronews Albania ka filmuar këto pamje me mbeturina në fundjavë në Theth ndërsa problematikë ka raportuar edhe nga Velipoja ku pavarësisht se bashkia ka çelur zyrtarisht sezonin turistik, pastërtia është jashtë çdo standardi.

Nisur nga kjo situatë ka pasur dhe një reagim nga prefektja e Shkodrës e cila e ka cilësuar aspak normale një situatë të tillë.

“Ti bëj thirrje bashkisë, ti bëj thirrje drejtorive përkatëse, plus korrespondencave individuale, institucionale që kemi bërë dhe reagimeve që mund të kemi pasur si rezultat i presionit që ne kemi bërë por gjithsekush ka një detyrë specifike që duhet ta marrë përsipër dhe ti përgjigjet asaj . Pavarësisht se ndërrojnë kryetaret, nuk ndërrojnë kryetarët , kemi fushata elektorale , s’kemi fushata elektorale , banorët e bashkisë së Shkodrës duhet të jetojnë si një ditë, përditë”- tha Majlinda Angoni.

“Fenomenin e papastërtisë nuk e gjen vetëm ne Theth, po të shkoni sot në Velipojë , me përjashtim të operatorëve që kanë bizneset e tyre është e pastër, ndërsa pjesa tjetër e Velipojës nuk ke ku të rrish”- shton ajo.

Ndërkohë që numri i turistëve është gjithmonë në rritje fatkeqësisht bukuritë që natyra i ka dhënë Shkodrës, po zbehen nga ambientet e pa pastruara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme