Pas pushimeve të gushtit, deputetët nisin sot sesionin e ri parlamentar. Seanca e parë pritet të hapet me një fjalim të shkurtër të kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali rreth orës 17:00. Pas fjalës së zonjës Spiropali, në foltoren e Parlamentit do të marrin fjalën në cilësinë e drejtuesve të grupeve parlamentare edhe Mesila Doda, Niko Peleshi, Gazment Bardhi, dhe Agron Duka.
Para seancës së Kuvendit Blendi Çuçi do të mbledh deputetët për të diskutuar prioritetet e betejës politike në orën 10:00. Ndërsa në kampin blu, Gazmend Bardhi do të mbledh grupin demokratë rreth orës 12:30.
Ndërsa në orën 11:00 është parashikuar Konferenca e Kryetarëve e cila do të miratojë kalendarin e punimeve të parlamentit për 3 javët e ardhshme.
Në këtë kalendar, ligji më i rëndësishëm është ai për Urdhrin e Mjekut, ku janë vendosur rregulla të reja për mjekët që punojnë në spitalet publike dhe ato private.
E megjithatë fillimi i vjeshtës duket se nuk do të jetë i qet për palët politike duke patur parasysh disa nga projektligjet që pritet të kalojnë në komisionet përkatëse e më pas të votohen në kuvend siç është ai për menaxhimin e integruar të mbetjeve, draftligji për shërbimin e jashtëm apo projektligji për biokarburantet.
Seanca e radhës është ajo e 12 shtatorit, ku priten dy vendime të rëndësishme sa i përket mandatit të deputetëve socialist Olta Xhaçka dhe Vullnet Sinaj.
I paqart mbetet fati i kërkesës për interpelancë kërkuar nga Gazment Bardhi me kryeministrin Edi Rama në lidhje me mbetjet toksike, kërkesë e cila mbetet në dorën e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, për ta vendosur në seancën e sotme apo atë të datës 12 shtator.
Por Partia Demokratike do të përpiqet të fokusojë debatin parlamentar tek çështja e mbetjeve toksike që pak javë më parë u nisën nga porti i Durrësit drejt Tajlandës dhe Kinës si dhe po shqyrton hapësirat ligjore për ngritjen e një komisioni hetimor për të gjithë problematikën e mbetjeve të rrezikshme./rtsh.al/
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...